Andrra Destani feston ditëlindjen, ja sa vjeç mbush

Andrra Destani, bashkëshortja e Sinan Hoxhës, feston sot ditëlindjen e saj të 23-të. Bashkëshortja e këngëtarit Sinan Hoxha ka ndarë me miqtë e saj në rrjetet sociale dhuratat që i kanë dhuruar. Fillimisht ka postuar një foto ku na njofton ditën speciale të sotme, ndërsa kanë qenë dhuratat dhe surprizat ato që e kanë bërë më të veçantë atë.

Në postimet në instastory, ajo publikuar pak minuta më parë disa foto nga dhuratat, ku dominojnë buqetat e mëdha me lule, ndërsa dhurata më unike ka qenë ajo nga bashkëshorti i saj, Sinani. Ky i fundit ka vendosur ta lumturojë të shoqen në mënyrën e tij, me një unazë me gurë të çmuar dhe me një buqetë lulesh shumë të bukur. Vet Andrra është befasuar nga kjo dhuratë, ndërsa e ka falenduar bashkëshortin në mënyrën e saj.