Fier, vodhën 10 milion lekë të reja në makinë, arrestohen 2 autorët (Emrat)

Zbardhet vjedhja e një shume të konsiderueshme parash brenda një automjeti në Fier një vit më parë. Policia e Fierit njofton se për vjedhjen e 10 milion lekëve të reja në datë 29.05.2017 në makinën e shtetasit Xh.K, ka arrestuar dy autorët, Renaldo Latifi, 22 vjeç, banues në Levan, Fier, Xhuljan Muca, 24 vjeç, banues në Levan, Fier.

Njoftimi i Policisë:

Pas një pune të mirëorganizuar hetimore dhe proceduriale nga Specilistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier në bashkëpunim me Prokurorinë Fier, u bë i mundur zbulimi dhe dokumentimi i ngjarjes së ndoshur në datë 29.05.2017 në lagjen “Afrim” Fier ku shtetasit Xh.K, 57 vjeç, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz” dhe një sasi prej 10 milion lekë të reja.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier ndaluan autorët e kësaj ngjarje, shtetasit:

1.Renaldo Latifi, 22 vjeç, banues në Levan, Fier.

2.Xhuljan Muca, 24 vjeç, banues në Levan, Fier.

Për këta shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin e datës 11.04.2018, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhje” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 134/3 i Kodit Penal.