Vjedh foto interneti, bën sikur është me pushime në Instagram

Shay Mitchell mund ta njihni nga Pretty Little Liars, ku luante rolin e Emily. Nëse nuk e njihni, për këtë punë jeni këtu. Aktorja u nxorr zbuluar nga një website i cili vërtetoi se ajo vjedh foto nga interneti për t’u dukur sikur është me pushime në Instagram.

Përshembull, Shay postoi këtë foto të Monster Building në Hong Kong në Insta Stories. Në të djathtë është fotoja origjinale në një blog udhëtimesh.

Nëse s’jeni të bindur, fotoja e e Shay ka një kursor kompjuteri në cepin e majtë.

Por s’mbetet me kaq. Aktorja postoi foton e kësaj godine ngjyrë pastel në Kinë, me përshkrimin: “Kur ndërtesat të frymëzojnë për manikyrin e radhës.” Në fakt, fotoja është e 2014-s dhe është shkrepur në Tokio, Japoni, nga fotografi Jan Vranovsky.

Pas gjithë këtyre fjalëve, Shay pati diçka për të thënë, me kunjë. Përshkrimi i kësaj fotoje thotë: “Pamja është kaq e bukur, sa ngjan false.”

View this post on Instagram

View so nice it almost looks… fake.

A post shared by Shay Mitchell (@shaymitchell) on