Punëtori shqiptar bie nga lartësia, ja gjendja e tij shëndetësore

Një 37 vjeçar shqiptar, i cili punonte në ndërtim në Itali, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi ka rënë nga një lartësi të paktën 2 metra.

Ngjarja ka ndodhur Mazzei (Prato), ndërsa 37 vjeçari ka përplasur kokën.

Identiteti i shqiptarit, i cili është transportuar urgjent drejt spitalit, nuk bëhet i ditur. Por dihet që ai po punonte në pjesën e brendshme të një ndërtese që ishte në rikonstruksion.

Image