Tragjedia e Gjermanisë nuk ka sfond terrorist

Tragjedia e Münsterit, ku humbën jetën tre vetë, si edhe autori i krimit duket se është shkaktuar nga një 48-vjeçar gjerman me probleme psikike, shkruan gazeta gjermane, „Süddeutsche Zeitung“. Sulmi me mikrobus në qytetin e Münsterit të shtunën (07.04), sipas njoftimeve të fundit duket se nuk ka një sfond ekstremist terrorist. Autori i sulmit dyshohet të jetë një 48 vjeçar gjerman, i njohur për probleme psikike, shkruan gazeta gjermane, „Süddeutsche Zeitung”. Ndërsa gazeta gjermane „Bild” shkruan se autori i dyshuar, që përdori automjetin për t’u vërsulur në turmën e njerzëve nuk ka qenë person i njohur për policinë. Autori i sulmit në Münster, i cili shkaktoi tre viktima, vrau veten menjëherë pas sulmit me pistoletë. Policia gjermane po kontrollon apartamentin e tij për të zbuluar, nëse personi ka mbajtur lëndë shpërthyese.

Deutschland Kleintransporter fährt in Münster in Menschenmenge - Tote und Verletzte (picture-alliance/dpa/F. Gentsch)

Të shtunën në qytetin e Münsterit një mikrobus iu vërsul turmës së njerëzve. Tre vetë humbën jetën, ndërkohë që autori vrau veten. 30 vetë janë plagosur, gjashtë prej tyre rëndë, bëri të ditur policia gjermane. Tragjedia ndodhi në një restorant tradicional të frekuentuar Kiepenkerln, mjaft i preferuar tek të qytetarët e Münsterit dhe turistët. Në ditë me mot të mirë, siç ishte edhe kjo e shtunë restoranti është një pikë takimi për shumë vetë.