Reali i çmendur pas Salah, ofron tre yje të ekipit për ta rrëmbyer nga Liverpuli

Real Madrid është çmendur pas Mohamed Salah dhe po bën të pamundur për të arritur marrëveshjen me Liverpoolin e cila zotëron kartonin e lojtarit. Sipas të përditshmes spanjolle “Diario Gol”, Florentino Perez është treguar i gatshëm për të ofruar tre yje të ekipit të tij për të transferuar egjiptianin.

Pjesë e marrëveshjes mund të përfshihen Isko, Lukas Vazkuez dhe Keilor Navas për të marrë në shkëmbim Salah. Vlera e operacionit shkon në 150 milionë euro, por kërkesa e Liverpulit është 200 milionë euro.

“Los Blancos” janë të vendosur për të bërë ndryshime të mëdha këtë sezon pasi disa lojtarë priten që të largohen nga “Los Blancos”. Nëse të kuqtë vendosin që ta shesin, nuk do të jetë problem që Reali të shtojë dhe 50 milionë të tjera për të mbyllur akordin. /Koha Jonë/