Dëshironi ta riktheni ish të dashurin? Kështu duhet të veproni

Në çfarëdo faze të jetës së tyre, shumica e njerëzve e kanë pasur në konsideratë të rikthehen në lidhje me ish-partnerin. Është diçka të cilën shumica e njerëzve e mendojnë se ribashkimi mund të jetë një ide e mirë

Por në jetën reale, të rikthyerit bashkë mund të jetë thikë me dy maje, si dhe mund të krijojë shumë emocione të reja për dy palët.

Nëse tashmë jeni duke dëshiruar ta riktheni ish-partnerin, atëherë dëgjoni mirë. Ekziston një mënyrë e duhur për ta bërë këtë, dhe një mënyrë krejtësisht e gabuar.

Fillimisht analizojeni përse jeni ndarë

Arsyeja se përse jeni ndarë mund t’ju bëjë ta kuptoni se a është ide e mirë apo jo të riktheheni me ish- partnerin. Shumicën e kohës mund të ndiheni nostalgjike kur mendoni për ish të dashurin, dhe shumë lehtë i harroni gjërat e këqija në lidhje.

Prandaj analizojeni mirë arsyen pse jeni ndarë, mendoni se a do të jenë gjërat ndryshe nëse ribashkoheni, etj.

Zbulojeni a jeni duke e bërë për arsyet e duhura

Ka shumë arsye se përse mund të tentojmë të rikthehemi me ish- partnerin. Por shumicën e kohës, ato arsye nuk janë të mira.

Shumicën e kohës njerëzit duan ta rikthejnë ish- partnerin sepse mendojnë se do ta shërojnë dhimbjen, por kjo është arsye e gabuar.

Duhet që ta dini a mund t’iu bëni ballë sfidave dhe ta kuptoni arsyen pse jeni bërë së bashku fillimisht.

Bëhuni realiste

Nëse që të dy dëshironi t’i ndizni ‘shkëndijat’ prapë, atëherë është e rëndësishme t’i bëni gjërat ngadalë.

Është e rëndësishme të komunikoni, të dilni në disa takime, t’i sqaroni problemet dhe të mos ëndërroni shumë!