Ikardi zhbllokon derbin dhe feston, por i anulohet nga “VAR” (VIDEO)

Derbi ndërmjet Milanit dhe Interit është mbyllur pa gola në pjesën e parë. Në fakt zikaltrit kaluan në avantazh në minutën e 38-të me një gol fantastik të Mauro Ikardit, i cili mori një pasim magjik nga Kandreva dhe më pas mposhti portierin Donaruma.

Arbitri kërkoi ndihmën e “VAR” dhe më pas teknologjia vendosi që ishte pozicion jashtë loje, pasi Ikardi kishte një këmbë më të avancuar në momentin e nisjes. /Koha Jonë/