Del Piero kritikon Alegrin: Nuk mësoi asgjë nga finalja e vitit të kaluar!

Legjenda e Juventusit, Alesandro Del Piero nuk i ka kursyer kritikat për Alegrin pas ndeshjes së parë çerekfinale ndaj Juventusit. “Ka marrë komplimente shumë herë për zgjedhjet e tij, por mund të kishte bërë diçka ndryshe pas asaj që kemi parë në finalen e vitit të kaluar. Mesfusha e Real Madrid është më e forta në botë. Për momentin është një ekip kameleon, që di kur të sulmojë dhe kur të mbrojë.

Ronaldo? Është më i forti, po luan shumë mirë si qendërsulmues i pastër. Por është një numër 10-të sepse ka një ndikim te gjithë ekipi për mënyrën si luan. Kritikat për Higuain dhe Dibalën? Do të kritikohen, por Navas ka bërë një pritje të jashtëzakonshme ndaj Gonzalos, ndërsa Paulo ka provuar të bëjë diçka. Ai dhe Dugllas CKosta ishin të vetmit që i dhanë diçka më shumë Juventus-t në sulm.

Gjithsesi, duhet thënë se Real ndihet shumë mirë në këtë kompeticion dhe motivohet nga objektivi për ta fituar për vitin e tretë radhazi, që do të ishte një arritje historike. Juventus duhet ta harrojë këtë ndeshje dhe të shikojë përpara”, ka thënë Del Piero.