Ish-banorët e Big Brother, prindër për herë të parë! /FOTO

Me siguri ju kujtohen banorët e edicioneve të kaluara të formatit “Big Brother Albania”, Klaudia Veseli, bukuroshja e ‘BB5’ dhe Arsim Berisha i ‘Big Brother 6’.

Edhe pse nuk kanë qenë pjesëmarrës ne Big Brother në të njëjtin vit, çifti ka krijuar që atëhere një lidhje dashurie mes tyre, e cila mesa duket i ka rezistuar kohës.

Ditën e sotme, Klaudia dhe Arsimi janë bërë prindër për herë të parë, bën të ditur një faqe në Instagram.

Pas Nedës dhe Ogrenit, që janë pritje të fëmijës së dytë, Klaudia dhe Veseli janë çifti i dytë nga ‘Big Brother’ që bëhen prindër këtë vit.