Shpërthen mina në minierën e Bulqizës, plagoset minatori

Një minator në minierën e Bulqizën është plagosur pas shpërthimit të një mine.

Pëllumb Xheka po dërgohet në spital, për të marrë ndihmën mjeksore. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë ndërsa 53-vjeçari sapo kishte nisur punën.

Xheka mësohet se ka qenë duke kontrolluar punën, kur dyshohet që të ketë shpërthyer një minë para kohe e për pasojë gurët kanë goditur zjarrtarin.

Nuk dihet ende gjendja shëndetsore e minatorit.