Alegri merr një tjetër lajm të keq, Mandzukiç humbet duelin me Milanin

Masimiliano Alegri nuk do të ketë në dispozicion për super sfidën ndaj Milanit, Mario Mandzukiç. Kroati ka pësuar një dëmtim në këmbën e majtë gjatë stërvitjes së sotme. Nuk dihet ende shkalla e dëmtimit, por ai pritet që të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Realit në Champions.

Në listën e të grumbulluarve ndërkohë është rikthyer Kuadrado, i cili mungonte që nga 23 dhjetori në duelin ndaj Romës.

Lista e të grumbulluarve nga Alegri:

1 Buffon
2 De Sciglio
3 Chiellini
4 Benatia
5 Pjanic
6 Khedira
7 Cuadrado
8 Marchisio
9 Higuain
10 Dybala
11 Douglas Costa
14 Matuidi
15 Barzagli
16 Pinsoglio
21 Howedes
22 Asamoah
23 Szczesny
24 Rugani
26 Lichtsteiner
27 Sturaro
30 Bentancur