VIDEO/ Berisha: Ja pse nuk e vendosa taksën në Rrugën e Kombit, asgjë s’kam të fshehtë!

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka rrëfyer para Kuvendit se pse ai nuk e vendosi taksën në Rrugën e Kombit, duke nisur që nga fillimi, që nga koha kur ai e pa studimin sëbashku me ish-ministrin Sokol Olldashi.

“Unë i përgëzoj ata qindra kamionistë në protestë, – tha Berisha nga foltorja e Kuvendit. – Është e vërtetë që në vitin 2012, qeveria e kryesuar nga unë dhe ministrin e ndjerë Sokol Olldashi bëmë të gjitha studimet. Asgjë të fshehtë nuk ka këtu. Pas studimit, u vendos që taksa të mos vihet.

Vazhdojmë pak më tutje.

A jam unë kundër fondeve për mirëmbajtjen e rrugëve?! Absolutisht jo!  Sado fonde të sillni në këtë Kuvend unë do t’i votoj, se është jetike, por të caktosh 5 milionë USD për mirëmbajtjen e rrugëve që janë 18 mijë km në mbarë vendin do të thotë se nuk jeton këtu dhe s’ke përgjegjësinë minimale.

Kthehemi tek taksa.

Doli vlera, ishte e papranueshme. Atëherë u vendos jo ta mirëmbajë Drejtoria e Rrugëve, kurrë. Unë jam dhe kam qënë që mirëmbajtja e rrugëve t’u jepet kompanive private që kanë fuqi shumë herë më të madhe se Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve. Nuk kam pasur ndonjëhërë ndër mend ta shndërroj Drejtorinë e Rrugëve…Edhe atë e reformuam. Dhe ne do të bënim autosorcin njelloj si u bë, por cili ishte dallimi?!

Do t’i jepnim koncensionairit siç  i jepni ju ndrikull Nushit, siç i ndani ju me ndrikull Nushin apo me atë muratorin e instrumentave, ne do të jepnim para për të mirëmbajtur rrugët me radhë! Ky ishte drejtimi i politikës sonë.

Ata që duan të fshihen pas shpatullave të mia – se burri s’e bën atë kurrë – i pyes: Po pse s’e vura unë atë taksë? Ju më penguat? Unë aty e kisha studimin. Mora orientim se ku rrihte taksa e mirëmbajtjes dhe nuk e vumë. Ramë dakord që kjo nuk do të ishte me tarifë dhe nuk u vendos. Po janë të pafytyrë ata. Po të ishte dhënë, do të ishte bërë. Nuk tërhiqem unë nga vendimet e mia, por u pa që nuk duhej bërë, duhej kaluar në variantin tjetër.”

Berisha: Ja kush ishte projekti im për ndihmën ekonomike

Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë fjalën në Kuvend duke akuzuar paasardhësin e abuzon duke thënë se vendimet antipopullore që merr, janë projekte të qeverisë së kaluar.

Duke folur për skemën e ndihmës ekonomike, për të cilën Rama thotë se është projekt i qeverisë ‘Berisha’, ish-kryeministri ka sqaruar në Kuvend publikisht se kush ka qenë projekti. Po sqaroj shqiptarët se:

Projekti i Sali Berishës për ndihmën ekonomike ka qënë vetëm ky: Dixhitalizim i plotë i ndihmës ekonomike dhe kjo është realizuar.

Shtimi në të paktën i 45 mijë familjeve të reja në ndihmë ekonomike, në mënyrë që të ç’rrënjoset mjerimi. Varfëria nuk ç’rrënjoset, por luftohet.

Ajo qeveri që nuk merr masa për ç’rrënjosje ajo është një qeveri anti-popullore. Në 2005 e gjetëm varfërisë ekstreme në 2.4 % dhe me një seri masash e ulëm në 1.2 %, që do të thoshte 45 mijë frymë.

Vijon…