Vasili-qytetarëve: Refuzoni të paguani taksën për Rrugën e Kombit, le ta paguajë Rama

Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili i bën thirrje shqiptarëve që të refuzojnë pagesën e vendosur nga qeveria oër kalimin e automjeteve në Rrugën e Kombit.

Përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social, Vasili shprehet koncensioni i Rrugës së Kombit është miratuar nga qeveria e koncensioneve, dhe si e tillë ajo duhet refuzuar nga qytetarët, pasi siç thotë ai, shqiptarët e kanë paguar më shumë detyrimin e tyre.

Reagimi i Petrit Vasilit

Refuzojeni ta paguani taksen per rrugen e kombit,le ta paguaje vete qeveria.

Koncesionin e rruges se Kombit e ka miratuar qeveria e koncesioneve te pista.

Qytetaret nuk kane taksirat te paguajne taksa per te kaluar ne nje rruge ku e kane dhene boll kontribut me taksat e tyre tyre per ndertimin e saj.

Qeveria ta paguaje vete kete takse,se qytetaret e kane permbushur tashme, me te tepert bile detyrimin e tyre.

Qeveria ka dhene qindra milion euro koncesione ne shendetesi e gjithandej,le ti anulloje ato dhe le te financoje mirembajtjen e rruges se kombit.

Qytetaret qe udhetojne drejt verilindjes kryesisht vellezerit nga kosova jane te denuar te paguajne per te ardhur ne shqiperi sepse qeveria e kryeministrit vjedh.

Refuzojeni ta paguani kete takse te piset jeni ne te drejten tuaj.

 

Nga 2.5 deri në 22.5 euro, ja sa para duhet paguar për të kaluar tunelin në Rrugën e Kombit

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës ka reaguar pas lajmit se nga sot nis testimi i pagesës për çdo automjet që do kalojë në Rrugën e Kombit.

“Ajo çka ben koncesionari tani është që në përfundim të procesit të instalimit të pikave të pagesës fillon testimin e sistemit”,- thuhet në reagim.

Deklarata e plotë e Ministrisë:

Në Marrëveshjen e koncesionit, datë 6.12.2016 “Për ndërtim, përmirësim, shfrytëzim, mirëmbajtje të Autostradës Milot Morinë”, miratuar me VKM nr.870, datë 14.12.2016 “Për miratimin e kontratës se koncesionit, “Për ndërtimin, përmirësimin, shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e autostradës Milot – Morine”, ndërmjet Republikës se Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, dhe Konsoriumit “Catalyst Viva Das General Contracting, LLC-Salillari shpk – Bee Tech-Violiap Ateve – Kastrati sh.a., ndër të tjera parashikohet se:

Koncesionari përdor një shesh me dy kahe për pagimin e taksës ne afërsi të tunelit të Thirrës dhe Koncesionari mbledh dhe mban të ardhurat nga taksa e rrugës.

Objektivi kryesor i këtij projekti Koncesion/PPP i punimeve dhe shërbimeve është përmirësimi i Autostradës dhe shfrytëzimi dhe mirëmbajtja efikase e saj. Koncesionari do të përmirësojë, operojë dhe mirëmbajë Autostradën sipas një pakete të paracaktuar të standardeve të performancës për një periudhë 30 vjeçare të koncesionit.

Taksa e rrugës karakterizohet dhe taksohet sipas përllogaritjes se klauzolës se kontratës se koncesionit, në varësi të klasës së automjetit në bazë të klasifikimit të Automjeteve.

Tarifat nga java e ardhshme për të kaluar në Rrugën e Kombit

Klasa 1 motor – 2.5 euro

Klasa 2 veture – 5 euro

Klasa 3 autobus & kamioncine – 11.2 euro

Klasa 4 kamion i mesem – 16.2 euro

Klasa 5 kamion i rende – 22.5 euro