Rruga e Kombit me pagesë, Berisha: Nga sot filloi taksa “Edvin”, turp i Kombit!

Ish-kryeminstri Sali Berisha ka reaguar pas lajmit për kalimin e rrugës së Kombit me pagesë. “Sot filloi taksa “Edvin”, 5 deri e 10 euro ne rrugen e Kombit!,” shkruan Berisha në një status në Facebook.

Deputeti i PD shprehet se në vend që një përqindje e të ardhurave në vit nga rruga e Kombit të përdoret për mirëmbajtje, Rama i takson shqiptarët se udhëtojnë tek njëri tjetri.

Statusi i plotë

Sot filloi taksa “Edvin”, 5 deri e 10 euro ne rrugen e Kombit!

Duke filluar nga sot, çdo automjet qe do kaloje ne rrugen e Kombit do paguaje taksen “Edvin”; 5 deri ne 10 euro!

Shqiperia nga Rruga e Kombit siguron mbi 300 milione euro te ardhura ne vit. Ne vend qe nje perqindje e tyre te perdoren per mirembajtjen e saj, Edvin Kristaq Rama takson shqiptaret pse udhetojne tek njeri tjetri! Turpi i Kombit! sb