Prezantuesja e njohur për fushatën e LGBT-së: S’vjen e keqja nga fjala

 

Ka hyrë në zonën e nxehtë debati lidhur me përfshirjen, apo të jo të fushatës së LGBT-së në disa gjimanze të Tiranës për të shpjeguar dhe sensibilizuar të rinjtë mbi orientimet homoseksuale.

Qëndrimet pro dhe kundër tashmë kanë shpërthyer edhe nga persona publikë.

Ish ministri i Drejtësisë, Yllli Manjani shfaqet kategorikisht kundër kësaj nisme dhe propagandimit të ministres Lindita Nikolla si diçka normale.

Ai e quan të papranueshme këtë frymë që sipas tij kërkohet t’u transmetohet fëmijëve shqiptarë.

Por ndryshe mendon Suela Demiri, spikere dhe prezantuese në Tv Klan. Në profilin e saj të Facebook ajo shkruan që nuk vjen e keqja nga fjala, apo diskutimet e hapura.

“Shumë mirë është që nxënësit të bëjnë debat e të flasin për çdo gjë. Nuk vjen e keqja nga fjala. Përkundrazi. Më keq është të flasin pas shpine, me zë të ulët, me njerëz që nuk dinë t’i sqarojnë e i lidhin në rrjetën e paragjykimit. Nxënësit duhet të ndihen të lirë e që pa ndrojtje të flasin gjithshka. Shpesh fëmijët shqiptarë i mësojnë të fshihen nga prindërit, mësuesit, etj..

Gabim!

Në fakt gjithshka duhet folur në familje dhe shkollë. Komunikimi na bën njerëz dhe qytetarë. Debati na përmirëson. Unë e adhuroj që vajza ime merr pjesë ne grupin e debatit. Në epokën e internetit sa mirë që ata vazhdojnë dhe flasin.

Unë vetë flas me të pikërisht për martesën, për të drejtat e çdo komuniteti, për eutanazinë, për drogën, politikën, marrëdhëniet mes njerëzve. E folura është e bukur dhe na ndriçon. Është më mirë se të paragjykojmë, apo urrehemi”, përfundon mendimin e saj znj. Demiri.

 

Burimi: VOX ALBANIAE