Gruas i hedhin pjatën me supë të nxehtë në fytyrë për një arsye qesharake

Një ngjarje e shëmtuar është fiksuar nga kamerat e sigurisë në një lokal në Taivan.

Në të duken momentet kur një burrë, i hedh në fytyrë një gruaje që kishte ngjitur një pjatë supë të nxehtë.

Ajo pësoi djegie të shkallës së parë dhe të dytë. Një ambulancë i erdhi asaj në ndihmë ndërkohë burri u denoncua për agression.

I gjithë incidenti ndodhi për një arsye qesharake. Gruaja në një moment kthen kokën dhe flokët e saj të gjata prekin pa dashje burrin.

Ai fillon të ulërasë. Kur gruaja e pyet se pse po reagon në atë mënyrë, ai i hedh supën e nxehtë në fytyrë. Për më tepër ndiqni videon./noa.al/