FOTO/ Shembet mali në Rrugën e Kombit, shkatërrohet një biznes

Reshjet e shumta kanë sjellë shembjen e një shpati mali në Rrugën e Kombit.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Repsit. Shembja e dherave ka sjellë shkatërrimin e një biznesi të ngritur në anë të rrugës.

Siç edhe duket në foto, dëmtimet janë të mëdha.

Mësohet se në rrezik janë edhe banesat në këtë zonë. Zona ende nuk është stabilizuar dhe shembjet vazhdojnë.