“25 mijë dollarë për një vizë amerikane”, PD: Kush do ta arrestojë shkaktarin e vërtetë?

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar pas arrestimit të 39 personave, të cilët akuzohen për trafikim të shqiptarëve drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kanadasë dhe Britanisë së Madhe.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Salianji thotë në shumicën e qyteteve, drejtimi politik i shtetit është në dorën e bandave dhe banditëve. Nisur nga kjo situatë, ai shtron pyetjen “Kush do të arrestojë shkaktarin e vërtetë që i ka vendosur shqiptarët mes dy zgjedhjeve?”.

Deputeti demokrat thotë se për shkak se Shqipëria është e zhytur në korrupsion e krim, qytetarët po kërkojnë të largohen, duke paguar 25 mijë dollarë.

Ai shkruan se shqiptarët janë mes dy “zgjedhjeve”, “të paguajnë 25 mijë dollarë për pelivanët e vizave apo të paguajnë 25 mijë dollarë çdo vit për Ramën, që sipas tij përveçse i zhvat çdo ditë i lë edhe pa punë e spitale”.

POSTIMI I PLOTE
Kush do të arrestojë shkaktarin e vërtetë që i ka vendosur shqiptarët mes dy zgjedhjeve? Të paguajnë 25 mijë dollarë për pelivanët e vizave që të degdisin nuk dihet se ku apo të paguajnë 25 mijë euro cdo vit për Ramën që ndërsa ia zhvat përditë qytetarëve kursimet dhe borxhet, i lë edhe pa punë, pa spitale, pa siguri.

Duhet ndaluar një herë e mirë jo vetëm matrapazi i vogël që deri sot është favorizuar nga policia, ai që ju merr lekët me premtimin se i hedh në një botë që edhe mund të kenë ndonjë mundësi, por baroni i madh Rama që tërheq vizat dhe pasi zhvat fryn kacek oligarkët shërbëtorë.

Shqipëria e zhytur në korrupsion e krim, në shumicën e qyteteve drejtimi politik i shtetit është në dorën e bandave dhe banditëve.

Qyetarët janë para dilemës të ikin nga Shqipëria duke shitur gjithçka për të bërë 25 mijë dollarë dhe të shkojnë atje ku ndoshta sigurojnë vaktet e ushqimit për familjet apo të rrinë nën hyqmin e krimit dhe fëmijët e gratë ti punojnë si skllevër për 20 mijë lekë dita në trafikime. Më keq akoma të paguajnë me jetën sepse mijëra fëmijë përfundojnë shpërndarës e përdorues drogrash.

Dje policia kapi në flagrancë një dyqanxhi tortash, sot paraqet si super operacion kapjen e një rrjeti shitësash, punë që janë të rëndomta për policinë e shtetit.

Grup i strukturuar kriminal është ai që sjell 180 milion euro kokainë, ai qe kontrollon Durresin, Korçën, Elbasanin, Shkodrën, grupe të strukturuar që po copëtojnë dhe bëjnë të pabanueshme Tiranën. Këta i kapni dot?!