U martuan në fshehtësi për një arsye madhore, çifti që nuk u shpëtoi dot paparacëve

Një prej çifteve që kanë pushtuar mediat online kohët e fundit, më në fund janë martuar zyrtarisht. Aktori turk, Ozcan Deniz, i njohur për një sërë rolesh në seriale, është martuar me partneren e tij 25-vjeçare Feyza Aktan, më 8 Mars, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, për ta festuar gjithmonë përvjetorin në një ditë të shënuar shkruan Class.

Megjithëse janë kujdesur që ta mbajnë sa më larg vëmendjes publike jetën e tyre private, nuk ia kanë dalë, aq më tepër në një ditë të shënuar si kjo.
Ozcan Deniz dhe Feyza Aktan do të kenë një ceremoni martese në muajin qershor dhe deri atëherë po shijojnë të lumtur pritjen e ëmbël të fëmijës së tyre të parë.

-640-0-5aaac39773a88

Deniz, i cili po numëron ditët për t’u bërë baba, ka thënë për mediat së fundi se gjithçka po shkon mjaft mirë edhe me partneren e tij 25-vjeçare.

Për pritjen e ëmbël dhe përgatitjet për fëmijën, Deniz tha: “Ishte e thjeshtë, na u desh të bënim disa shpenzime. Fëmija do të vijë në jetë në fillim të muajit maj dhe deri atëherë kemi kohë”, – shtoi aktori. Madje, çifti kanë zbuluar edhe emrin me të cilin do ta pagëzojnë fëmijën e tyre të parë. Djali do të quhet ‘North’.