Ngrohja Globale, ekspertët paralajmërojnë zhdukjen e bimësisë

Specialistët e huaj thonë se, gjysma e bimëve dhe jeta e kafshëve do të zhduket, nëse ndryshimet klimatike do të çonin në një ngritje prej 4.5 gradë Celsius në temperaturat globale. Zonat e pasura si malet e Amazonës do të përballeshin me humbjen e gjysmës së bimëve të tyre dhe specieve të kafshëve, nëse ngritja e nivelit të gazrave sterrë vazhdon të rritet, paralajmërojnë ekspertët. Breshkat, elefantët, tigrat, leopardët, pandat dhe arinjtë polarë do të ishin në mesin e kafshëve më të goditura. Studimi është publikuar në revistën “Climatic Change”, para Orës së Tokës, një ngjarje globale e organizuar nga WWF, e cila do të mbahet më 24 mars.