Michelle Obama ”thyen rrjetin” me fansen e saj (FOTO)

Jo çdo njëriu në jetë i jepet mundësia për të takuar idhullin e tyre, aq më tepër kur bëhet fjalë për ish zonjën e parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një gjë e tillë duket se nuk ka për të mbetur një ëndërr për 2-vjeçaren, Parker Curry, e cila pak javë më parë u shfaq duke parë gjithë dashuri portretin e Michelle Obamës.

Sipas nënës së Parker, vogëlushja ishte aq e habitur pasi e konsideron Michelle si një ”mbretëreshë”. Duke qenë se fotoja e 2-vjeçares përballë portretit të ish zonjës së parë bëri xhiron e botës, Michelle gjeti mundësinë për të takuar nga afër vogëlushen.

Disa nga momentet më të bukura me vogëlushen, ish zonja e parë i ka publikuar në Instagram krah së cilës shkruan: “Jam e lumtur që pata shancin të të takoj dhe të kërcej. Vazhdo të kesh ëndrra të mëdha për veten dhe mbase një ditë do të shoh gjithë krenari portretin tënd”.