Modelimi i kërthizës po kthehet në trendin më të përhapur të kirurgjisë plastike

Kirurgjia plastike është kthyer në një trend. Shumë tipare të trupit femrat por edhe meshkujt kanë tendencën ti bëjnë ashtu siç dëshirojnë, ose si një personazh i caktuar të cilin pëlqejnë. Por nëse mendonit se kirurgjia plastike praktikohet vetëm në tiparet e dukshme të trupit, e keni gabim.

Mjekët së fundmi kanë treguar një trend në rritje të kirurgjisë plastike. Bëhet fjalë për modelimin e kërthizës. Nëse ju duket e habitshme, nuk ka përse. Shumë femra së fundmi kanë kërkuar të kenë një kërthizë si Emily Ratajkowski dhe Jessica Simpson. Epo njerëzit janë të çuditshëm.