Ky shtet kërkon të ndalojë synetllëkun, por s’do…

Një projekt-ligj i propozuar mbi ndalimin e bërjes synet të fëmijëve, ka ngritur në këmbë grupimet fetare që e kanë kundërshtuar menjëherë.

Projekt-ligji e sheh prerjen e organit mashkullor si një cënim të të drejtave të të miturve. Kështu prindërit vendosin, për hir të mendësisë së përgjithshme të vendosin ata për trupin e fëmijëve, pa i pyetur fare.

Dhe kjo po ndodh në Islandë. Kongresi Europian Hebraik, e ka konsideruar si një sulm ndaj lirisë fetare duke thënë se ky propozim synon të cënojë një nga traditat më të vjetra hebraike. Kjo nisur dhe për faktin se ndalimi nuk po vjen si pasojë e një të mete shëndetësore, por më së shumti morale.

Nëse projekt-ligji do të miratohet, Islanda do të jetë vendi i parë europian që do ta ndalojë me ligj bërjen synet!