Grezda i pandalshëm, shënon edhe ndaj Dinamos së Zagrebit (VIDEO)

Eros Grezda nuk ka ndërmend të ndalet. Sulmuesi i Kombëtares sonë ka shënuar një tjetër gol për skuadrën e tij, Osijek në Kroaci, por pa mundur që të shmangë humbjen.

Skuadra e bomberit kuqezi luajti ndaj Dinamos së Zagrebit, teksa ndeshja u mbyll me rezultatin 2-4. Miqtë shënuan dy herë në pjesën e parë me Sudanin dhe Ademin, ndërkohë që në fillimin e pjesës së dytë shënuan dhe dy gola të tjerrme Olmon dhe Ademin.

Grezda gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 74-t, ndërkohë që pas 4 minutash Boban shënoi golin e dytë, por pa mundur që të merrnin pikë në këtë ndeshje. Ky është goli i katërt për këtë sezon për Grezdën në Kroaci.