Ndërpritet transmetimi i Asamblesë, mungon sinjali prej 30 minutash

Prej rreth 30 minutash është ndërprerë sinjali i Asamblesë së Përgjithshme të FSHF që po mbahet në Durrës. Ngjarja ka ndodhur kur përfaqësues i klubit të Lushnjës, Fatos Tushe, ka hapur në Asamble çështjen e 10 shoqatave të paregjistruara në Gjykatë.

Në këtë moment është ndërprere sinjali dhe nuk dihet ende se kur do të mbërrijë përsëri. Mediat kanë ngelur jashtë mbulimit të Asamblesë dhe deri tani nuk ka asnjë informacion se çfarë është duke u folur në Asamble për këtë çështje.

Oorganizatorët janë duke u përpjekur të rikthejnë sinjalin për mediat televizive.