Llullaku rikthehet sërish në Kazakistan, merr numrin 10 në ekipin e ri (VIDEO)

Azdren Llullaku ka mbetur pa skuadër për më shumë se një muaji. Sulmuesi i Kombëtares sonë ka hasur shumë vështirësi në Kazakistan me ekipin e Astanës dhe Aktobes, por shumë shpejt ai do të firmosë me ekipin e Ordabasi.

Ai zhvilloi disa ditë stërvitje me klubin rumun të Gaz Metan, për të gjetur formën më të mirë fizike dhe prej dy ditësh, i është bashkuar në stërvitje Ordabasit. Sulmuesi ka arritur një marrëveshje në parim dhe pritet të firmosë kontratën.

Llullaku është stërvitur rregullisht me klubin kazak edhe gjithashtu ka zgjedhur fanellën me numrin 10. Sipas “Sports.kz” tashmë pritet vetëm zyrtarizimi i shqiptarit, i cili pjesën e dytë të sezonit do ta kalojë sërish në Kazakistan.