Krimet lënë në fuqi sekuestron për pasurinë e Klement Balilit

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për sekuestron për pasurinë e Klement Balilit. Nën sekuestro janë vendosur troje, biznese dhe apartamente që rezultojnë në emër të familjes Balili në Sarandë.

Sekuestroja e pasurive u be falë bashkëpunimit me sektorin e hetimit të aseteve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Veprimet e policisë janë pjesë e një hetimi të nisur për pastrim parash për Klement Balilin, i cili është shpallur në kërkim për trafik ndërkombëtar droge.

Dyshohet se kjo pasuri dhe të tjera, në pronësi të 44-vjeçarit nga Saranda janë vënë me para të ardhura nga aktiviteti kriminal. Klement Balili është në kërkim që prej një viti pas urdhërit të arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Në maj të vitit të kaluar, autoritetet greke pas një hetimi të përbashkët me DEA-n amerikane e përmendën emrin e tij si drejtuesin kryesor të një rrjeti të gjerë të trafikut të marijuanës nga Shqipëria në Greqi dhe vende të tjera të BE.

Ish-drejtuesi i Transporteve në Sarandë dhe dorëheqjen menjëherë pas publikimit të akuzvave dhe u zhduk.