Julio Cesar te Flamengo, bashkëshortja nuk shko me të: Burrat janë egoistë!

Julio Cesar, ashtu si shumë futbollistë të tjerë ka vendosur për ta mbyllur karrierën në vendin e tij. Pas përfundimit të eksperiencës me Benfikan ai ka vendosur të vazhdojë të luajë edhe për tre muaj të tjerë, ndoshta edhe për një vit.

Ish-portieri i Interit në kohën e tripletës do të luajë me Flamengon, teksa do të përfitojë 3600 euro deri në fund të sezonit Një zgjedhje zemre që nuk është pëlqyer nga bashkëshortja e tij, Susana Verner, e cila ka vendosur të mos shkojë me të në Brazil.

“Para se të spekulohet në lidhje me këtë histori, dua të shpjegoj arsyen pse nuk do të shkoj me Julio në Brazil dhe pse nuk do të marr pjesë në ndeshjen e lamtumirës. Kam shumë gjëra të rëndësishme për të cilat duhet të mendoj, duke filluar nga fëmijët. Nuk do të largohesha kurrë nga ata për të jetuar në Brazil. Nuk mund të largohem prej këtu, nuk ka lidhje skuadra. Dhe, për më tepër, nuk e ndjek futbollin dhe nuk shkoj në stadium. Julio ka qenë gjithmonë një person i mrekullueshëm, një baba dhe bashkëshort i mirë. Por burrat janë egoistë”, u shpreh Susana.