Çështja çame, Gjosha: Bushati ka mashtruar 24 orët e fundit

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha ka komentuar zhvillimet e fundit mbi marrëveshjen Shqipëri-Greqi, ku qeveria shqiptare i dhuron Greqisë 12 milje det nga deti shqiptar, dhe për çështjen çame.

Deputetja e LSI-së në një postim në facebook, shkruan se në mbledhjen e djeshme të Komisionit të Jashtëm, aty ku për 3 orë raporti Ministri i Punëve të Jashtme dhe Europës, Ditmir Bushati, për të cilën Gjosha thotë se po mashtron për bisedimet me Greqinë.

”Kush janë arsyet që Ministri ynë i Jashtëm në 24 orët e fundit ka mashtruar për bisedimet me Greqinë? Komisioni Jashtëm, dëgjoi dje për rreth 3 orë, përrallat e kësaj qeverie për një arritje historike me palën greke”,-shkruan Gjosha.

Më tej ajo shkruan se marrëveshja për dhënien e 12 milje det Greqisë, nga qeveria e sotme, që për Gjoshën kur ishte në opozitë e ka sulmuar me një njëjtën retorikë. ”Dëgjuam për marrëveshjen e detit, aq shumë të sulmuar deri më sot nga të njëjtët individë, ku e njëjta retorikë u përdor edhe dje! Sot po kuptojmë se Shqipëria paska falur edhe 12 milje të tjera të ujrave Shqiptare”,-shkruan Gjosha.

Deputetja shton se nuk ka transparencë, por që sipas saj qeveria është e gatshme të shes edhe shpirtin e qytetarëve për interesa të ngushta personale.

Statusi i Klajda Gjoshës

Kush janë arsyet që Ministri ynë i Jashtëm në 24 orët e fundit ka mashtruar për bisedimet me Greqinë? Komisioni Jashtëm, dëgjoi dje për rreth 3 orë, përrallat e kësaj qeverie për një arritje historike me palën greke.

Dëgjuam mashtrimet për diskutimet mbi çështjen Çame, kur në deklaratat e fundit të Ministrit Kotzias, duket se pala greke nuk ka kryer asnjë diskutim për një çështje që Greqia, siç deklaron ai, nuk e njeh!

Dëgjuam për marrëveshjen e detit, aq shumë të sulmuar deri më sot nga të njëjtët individë, ku e njëjta retorikë u përdor edhe dje! Sot po kuptojmë se Shqipëria paska falur edhe 12 milje të tjera të ujrave Shqiptare!

Çfarë po ndodh? Edhe sa mashtrime të tjera jemi të detyruar të dëgjojmë deri në Prill kur të përfundojnë marrëveshjet mes palëve?

Gjithçka qe kërkuam ishte pak transperencë për hir të qytetarëve shqiptarë. Jo transparencë që nuk ka por mesa shoh qënkan të gatshëm të shesin edhe shpirtin e qytetarëve tanë për interesa të ngushta personale!

Qeveria shqiptare jep falas Greqisë 12 milje detare nga deti shqiptar në Sarandë