Aksident i rëndë në Patok, 1 e vdekur dhe 4 të plagosur

Humb jetën një prej vajzave që mbeti e plagosur në aksidentin e ndodhur sot në mesditë në aksin rrugor Lezhë-Milot. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:40 në vendin e njohur si kryqëzimi i Patokut.

Sipas policisë “Automjeti tip “Benz” me targa AA308KH dyshohet të ketë qënë duke lëvizur në sensin e kundërt dhe është përplasur me mjetin tip “Fiat” me targa AA935IO”.

Për pasojë janë dëmtuar pesë shtetas të cilet katër janë nisur për në QSU Tiranë dhe një në Spitain Rajonal të Laçit. Më vonë u mësua se njëra prej të plagosurave humbi jetën. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve te aksidentit.