Zbulohen të gjitha grupet e Ligës së Kombeve, përballje ferri për Gjermaninë dhe Italinë

Shorti i Lozanës në Zvicër ka zbuluar përballjet e fazës së grupeve në Ligën e Kombeve. Shqipëria është shortuar me Izraelin dhe Skocinë në grupin e parë të Ligës C, e cila në fakt është e vetmja me tre ekipe në këtë Ligë.

Kosova ka pasur një short të lehtë, pasi do të ketë përballë në grupin e tretë të Ligës C, Azerbajxhanin, Ishujt Faroe dhe Maltën.

Në Ligën A, e cila përbëhet nga 12 kombëtaret më të mira në Europë shorti rezervoi përballje mjaft interesante. Gjermania do të ketë përballë Francën dhe Holandën në grupin e parë. Shorti rezervoi përballje ferri dhe për Italinë, që do të sfidojë Portugalinë dhe Poloninë, ndërkohë që Spanja do të ketë rivalë Anglinë dhe Krocacinë.