Zbardhen emrat e kandidatëve për të zënë vendin e Haki Çakos

Zbardhen edhe disa prej emrave të njohur të policisë që janë duke konkurruar për të marrë gradën e lartë ‘Drejtues i Parë’.

Burimet nga Akademia e Sigurisë kanë bërë të ditur se disa prej kandidatëve janë drejtues aktual në Policinë e Shtetit, në sektorë të ndryshëm.

Disa prej kandidatëve për ti zënë vendin e Haki Çakos janë:

Albert Dervishi

Mitat Tola

Josif Shtëmbari

Ardi Veliu

Gentian Shehaj

Edmond Targaj

Albert Goxhaj