6 besëtytni të ”çmendura”: Çadra, jashtëqitja zogut dhe cigarja

1-E keni pyetur ndonjëherë veten përse gjatë eventeve speciale apo dasmave bien kambanat? Kjo besëtytni daton që prej periudhës së Mbretëreshës Elizabeth, ku tingulli i tyre besohej se frikësonte dhe mbante shpirtrat/të keqen larg.

2-Jashtëqitja e zogut lajmëron pasuri. Nëse je në Rusi dhe të ndodh që mbi ty, mbi makinën apo një pronë tënden zogu lëshon jashtëqitjen, të gjithë do të të përgëzojnë për fatin e madh që keni dhe paratë që do t’ju derdhen lum.

3-Përgjatë Luftës së Parë Botërore konsideroj si ters që 3 ushtarë ta ndiznin cigaren me një shkrepëse të vetme. Kjo për faktin se ndërkohë që ata afroheshin dhe bëheshin bashkë për të ndezur cigaren, një snajper mund t’i shënjestronte që së largu. Gjithsesi thuhet se ai që e shpërndau këtë besim, për të shitur sa më shumë shkrepëse ishte Ivar Krueger, një biznesmen suedez.

4-Disa njerëz të tjerë supersticiozë besojnë se të hapësh çadrën brenda në shtëpi do të thotë ta lejosh fatin e keq të bjerë mbi ty. Sipas kësaj teorie çadra të mbron nga stuhitë e jetës, por duke e hapur brenda katër mureve ju fyeni zotat e ruajtjes së shtëpisë, që ndërkohë mundohen po ashtu t’ju mbrojnë.

5-Për kohë me radhë gjetja e një luleje me katër petale konsiderohej si mbarësi. Por në disa tradita të tjera kjo lidhet edhe me martesën. Për të gjetur një burrë apo grua duhet fillimisht të shkoni të gjeni një lule të tillë dhe ose ta hani ose ta vendosnin nën këpucë. Fati do të nisë të aktivizohet dhe personi i parë me të cilin do takoheni do të jetë ai/ajo që më pas do ta keni në krah.

6-Kur fotografia u shkrep për herë të parë dhe u shpërnda më pas kudo në fillimshekulli të 19- të, njerëzit nisën të besonin se dikush që të bënte një foto mund të të posedonte shpirtin. Nëse armiku kishte një foto tënden, shumë shpejt ai do të kishte dhe qenien tënde. Falë Zotit është thjesht një supersticion, përndryshe gjithë rrjetet sociale paskan qenë një kurth.