Tare e bleu 18 mln euro, tetëfishohet vlera e Milinkoviç Saviç

Sergej Milinkoviç Saviç para dy sezonesh luante me skuadrën e Genkut, teksa më vonë përfundoi në qendër të vëmendjes në merkato. Lacio dhe Fiorentina ishin dy ekipet që ishin në garë për ta rrëmbyer, por lojtari në fund u ble nga Igli Tare.

18 milionë euro të paguara për të ishin një shifër e lart në atë kohë, por që në atë kohë 22-vjeçari është rritur bashkë me Lacion e tij.

Sot gjysma e Europës kërkojnë shërbimet e lacialit. Juventus, PSG, Mançester Junajtid janë gati për të bërë çmenduri në merkato. Presidenti Lotito ka vendosur çmimin e mesfushorit. Milinkoviç-Saviç duhet të paguajë 150 milionë euro. Plot 8 herë më shtrenjtë sesa e bleu Igli Tare.