Emërohet bordi i ri i Autoritetit Rrugor Shqiptar

Bordi i menaxhimit të Autoritetit Rrugor Shqiptar do të ketë 6 anëtarë të rinj. Emrat e tyre janë miratuar sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave ndërsa në krye të këtij bordi do të jetë ish-këshilltari i Ramës, Artan Shkreli si përfaqësues i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Aktualisht, Shkreli është zv/ministër në këtë ministri.

Bordi do të ketë anëtarë, përfaqësues të institucioneve të mëposhtme:

 a) Z. Elton Haxhi, Ministria e Financave dhe Ekonomisë;

b) Z. Gentian Opre, Ministria e Financave dhe Ekonomisë;

c) Z. Julian Hodaj, Ministria e Brendshme;

ç) Z. Luigj Aleksi, Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë;

d) Z. Kujtim Hashorva, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë;

dh) Z. Faruk Kaba, Shoqata Shqiptare e Inxhinierëve Konsulentë.

Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga shpenzimet e planifikuara për Autoritetin Rrugor Shqiptar.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.