Gjosha: Vrasja e dytë e ish-të përndjekurve

Ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha e ka konsideruar si një vrasje të dytë për familjet ish-të përndjekura politikisht, të cilave iu është “ngrirë” dhënia e dëmshpërblimit nga qeveria

“Dje, – shkruan Gjosha, – dëgjuam, se si te përndjekurit politik dhe familjet e tyre në këtë vend, duhet të presin “Udhëheqjen” për të marrë një vendim në kundërshtim me ligjin, nëse do të dëmshpërblehen apo jo, duke ngrirë fondin që në fakt është me zë të veçantë në buxhetin e shtetit!

Sa e rëndë duhet të jetë, t’i vrasësh këto familje për të dytën herë! I vret duke i mashtruar në fushatë me premtime boshe, i vret duke i rikthyer një dhimbje të atyre viteve që askush nuk do të donte ta përjetonte, i vret duke i marrë edhe atë pjesë të vogël dhe modeste dëmshpërblimi që ia njeh ligji!”