Zguro konfirmon largimin nga Luftëtari: Nuk e hedh poshtë bukën e ngrënë!

Vangjel Zguro nuk ka udhëtuar me skuadrën e Luftëtarit në Antalia për të zhvilluar fazën përgatitore me pjesën tjetër të skuadrës. Mbrojtësi i krahut të majtë ka zyrtarizuar sot largimin nga skuadra gjirokastrite me një postim në profilin e tij në  “Facebook”.

24-vjeçari ka konfirmuar se nuk do të jetë më pjesë e ekipit të Luftëtarit për pjesën e dytë të sezonit. “Dua të njoftoj, që nga ky moment nuk jam më lojtar i Luftëtarit. Respekte pafund për këtë skuadër dhe për tifozët. Respekte për trajnerin Hasan Lika dhe për shefin e klubit, Antonio Nora dhe për djalin e presidentit, Llambro Tavo. Zguro aty ku ha bukë nuk e hedh poshtë, kështu që respekte dhe suksese Luftëtarit”, është shprehur Vangjel Zguro, duke treguar mirënjohjen e tij për drejtuesit e klubit.