Kutinjo: Nder që jam blerja më e shtrenjtë në historinë e Barçës

Felipe Kutinjo ka thënë fjalët e para në konferencën për shtyp të prezantimit me skuadrën e Barcelonës, duke konfirmuar se kjo zgjedhje për të ishte realizimi i një ëndrre. Futbollisti brazilian ka konfirmuar se për të ky është një ndër momentet më të bukura në karrierë.

“Jam shumë i lumtur është realizimi i një ëndrre për mua. Më duhet të falënderoj shumë njerëz, së pari zotin, bashkëshorten time dhe prindërit e mi. Gjithashtu dua të falënderoj edhe Barcelonën që pati durim për të mbyllur këtë marrëveshje. Nuk dua të harroj as Liverpulin, klubin me të cilin kam kaluar 5 vite të rëndësishme në karrierë dhe që më plotësuan ëndrrën time.

Krahasimi me Nejmar? Mesi dhe Nejmar janë dy lojtarë të mëdhenj, por është i panevojshëm krahasimi me ta. Jam i nderuar që do të luaj në krahë argjentinasit, ndërkohë që me brazilianin jam shokë prej fëmijërie.

La Liga është kampionat i vështirë dhe sezoni është i gjatë, ende s’ka përfunduar asgjë. Po flas si lojtar i Barcelonës, ne duhet të përqendrohemi në çdo ndeshje dhe të vazhdojmë të bëjmë punën tonë që në fund të fitojmë kampionatin”, tha Kutinjo në prezantimin e bërë sot. Kujtojmë që braziliani do të mungojë për 3 javë për shkak të një dëmtimi. /Koha Jonë/