Mediat italiane vlerësojnë Gjimshitin dhe Memushajn në fitoren ndaj Sampdorias

Benevento mori sot fitoren e dytë në kampionatin italian, duke marrë një sukses historik ndaj skuadrës së Sampdorias. Dy futbollistët e kombëtares sonë, Berat Xhimshiti dhe Memushaj ishin të dy në fushën e lojës, teksa janë vlerësuar shumë nga mediet italiane (Eurosport).

Berat Gjimshitit 6,5: Në mbrojtjen me 3, ai gjendet më mirë. Është i qetë veçanërisht në leximin e lojës së kundërshtarëve.

Ledian MEMUSHAJ 6.5: Një lojë me kualitet në mesfushë. Shpesh herë luan mjaft mirë në krahun e majtë, duke dhënë krosime për në qendër. /Koha Jonë/