E përditshmja britanike: Si e kthyen gangsterët Shqipërinë në një vend ku prodhohet kanabisi

E përditshmja britanike “The Times” i ka kushtuar një artikull Shqipërisë me titull “Se si gangsterët e shndërruan Shqipërinë në një vend që prodhon kanabis”.

“Teksa po përgatitej për një tjetër dërgesë të madhe kanabisi për mafian siciliane, një nga trafikantët më të mëdhenj në Shqipëri, e bëri të qartë mospërfilljen e tij ndaj Cosa Nostra-s”.
artik
“’Do u hedhim disa kallashnikovë’, tha Moisi Habilaj në një bisedë të përgjuar. ‘Ata do të masakrojnë njëri-tjetrin, por kujt i bëhet vonë, kjo është ajo që duan ata”, – vijoi më tej ai”, shkruan “The Times”.

Habilaj dhe banda e tij u arrestuan në vjeshtë nga policia italiane pasi kishin sjellë armë dhe më shumë se 3.5 ton kanabis në Siçili, një biznes me vlerë 20 milionë euro në vit.

“Ne mund t’i kemi kapur ata, por rrjedhja e drogës nga Shqipëria në anën tjetër të Adriatikut nuk është ndaluar”, tha një hetues italian”, shkruhet në artikullin e “The Times”.

“Në anën tjetër të Europës, në Britani, trafikanti shqiptar Klodian Copja u dënua me burg në gusht bashkë me 41 të tjerë pasi ka importuar 60 milionë paund drogë, duke i bërë jehonë një raporti të policisë britanike se trafikantët shqiptarë kanë akses të konsiderueshëm në tregun britanik të trafikut të drogës”.

“Duke pasur lidhje direkte me furnizuesit kolumbianë, trafikantët shqiptarë janë maturuar tashmë, pas kaosit të vendit të tyre gjatë daljes nga sundimi komunist. Kryeministri Edi Rama i ka propozuar një marrëveshje liderëve evropianë për të kapur bandat në mënyrë që të ndikojë pozitivisht në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së”.

Gazeta shkruan se ai ka refuzuar të marrë të gjithë fajin për rolin në rritje të shqiptarëve në krimin botëror. Kryeministri fajësoi mafien italiane që i dhanë shqiptarë edukatën e tyre.

“Është e vështirë të gjesh kriminelët më të mëdhenjtë të drogë të mos kenë udhëtuar fillimisht në Itali”, ka shtuar më tej Rama, shkruan e përditshmja britanike “The Times”, e cila shton më tej se pak trafikantë të mëdhenj janë dënuar.