Mediat italiane zbulojnë ekipin favorit për Memushajn

Ledian Memushaj është kthyer në një telenovelë në Itali. Mesfushori i kombëtares sonë është drejt largimit nga skuadra e Beneventos, teksa destinacioni i tij është kthyer në një mision më vete.

Mediat italiane orë pas ore shtojnë numrin e skuadrave që janë të interesuara për vlonjatin. Bari i Fabio Grosos është një ndër ekipet që kanë shfaqur interes konkfret.

“Ilsannioquotidiano.it” raporton se transferimi mund të ndodhë në merkaton e janarit, duke marrë parasysh faktin se Memushaj nuk bën pjesë në planet e trajnerit të Beneventos, De Zerbi.

Memushaj ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2020, ndërkohë që në këtë sezon është aktivizuar në 13 ndeshje në Seria A. /Koha Jonë/