Befasoi të ftuarit duke anuluar fejesën, reagon Kastro Zizo dhe tregon çfarë ndodhi

Lajmi se ai do të fejohej pas dy martesave të dështuara bëri xhiron e rrjeteve sociale. Bëhet fjalë për këngëtarin Kastro Zizon.

Ky i fundit madje befasoi të gjithë të ftuarit, të cilët pritën gjatë në një restorant ku ishin ftuar të merrnin pjesë në gëzim, por këngëtari nuk erdhi. E ndaj, për të shuar këtë zhurmë të madhe që spo kuptohej nga e kishte fillimin dhe fundin, ka reaguar Kastro Zizo. Këngëtari sqaroi me një status në rrjetet sociale se kishte rënë pre e një hackerimi, ku një person i ka vjedhur WhatssApp-in. Ai tha se nuk ka plane të fejohet.

“Miq, WhatsApp-i im ka qenë i hakëruar. Ndjesë për zhurmën. As jam fejuar as në plan s’e kam. Faleminderit dhe ndjesë sërish”, shkruan Kastro.