Manjani për votën kundër SHBA: Janë efektet e hashashit. Komunistët nuk mbajnë aleat

Ish-ministri Ylli Manjani e ka cilësuar votimin e sotëm të Shqipërisë në OKB si një vendim të paargumentuar dhe kundër logjikës. Ai thotë se edhe Bosnja që kishte shumë arsye për të votuar kundër SHBA abstenoi.

“Bosnja kishte shumë arsye të votonte kundër USA, por absetoi. Rilindja s;kishte asnjë arësye të merrte anë, por e bëri! E çfarë ane!Janë efektet e hashashit që nuk e lejojnë të arsyetojë ftohtë. Huqi historik i komunistëve është se nuk rrinë dot  më shumë se 30 vjet me një aleat”,- shkruan Ylli Manjani.