Klajda Gjosha: Me kë u konsultua Rama për votën kundër SHBA?

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha ka reaguar për votimin e Shqipërisë kundër SHBA në OKB. Në një koment në Facebook, Gjosha thotë se një vendim i tillë duhet të ishte konsultuar më herët në Kuvend dhe në Komisionin e Jashtëm.

Sot është marrë një vendim i rëndësishëm në Asamblenë e OKB-së, ku pjesë e votave kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbi statusin e Jeruzaleminit, ka qenë edhe Shqipëria. Përtej këtij vendimi për të votuar kundër, ajo cka përbën një problem real është që për një çështje me kaq shumë rëndësi, nuk është zhvilluar asnjë lloj konsultimi, as me Kuvendin e Shqipërisë, as me Presidentin e Republikës! Vota e Shqipërisë nuk është e një individi, as e një institucioni të vetëm, ajo duhet të ishte një votë që përfaqësonte besimin e qytetarëve shqiptarë!”,- shprehet Klajda Gjosha.