Dy gaforre në një foto: Ledri takim me Ramën (FOTO)

Kryeministri Edi Rama ndodhet në New York për të zhvilluar disa takime të rëndësishme. Pasi takimet dhe çështjet e rëndësishme përfundojnë, ndodh që në një prej bareve apo restoranteve të New York-ut rastësia të bëjë bashkë kryeministrin dhe Ledri Vulën, i cili prej pak kohësh ndodhet gjithashtu në SHBA-ës.

Sipas Indeks Online, jo vetëm që s’kanë hezituar të shkrepin një foto bashkë, por kanë drekuar nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Pse jo? Të dy i përkasin shenjës së gaforres dhe janë të dhënë pas artit. Mos duhet më shumë për të kaluar disa orë interesante?