15 vjet Fiks Fare, urimi i politikanëve

Emisioni “Fiks Fare” ngriti siparin 15 vite me parë, si emisioni i parë investigativ në Shqipëri. E në jo pak raste pjesë e kronikave të saj janë bërë politikanët shqiptarë, por çfarë thonë ata në këtë ditëlindjen të 15-të. 

Meta: “Pickimet” e Fiksit, ftesë për reflektim
Ilir Meta – Fiks Fare është shndërruar në një emision jo vetëm të ndjekur, por edhe i është rritur bashkëpunimi i vetë qytetarëve, i grupeve të interesit për të denoncuar problemet e tjera. Tregon që ka një të ardhme të shkëlqyer. Sigurisht që pickimet e Fiksit kanë qenë edhe mbeten një ftesë për reflektim për të gjithë ne.

Rama: Fiksi nuk është kazan, por thotë të vërtetën
Edi Rama- Adoleshent është Filipi, Fiksi është i pjekur. Fiksi është gjithmonë më i pjekur, por dua që pavarsisht se Fiksi ka lindur për të mos besuar asnjëherë ato që thuhen dhe në këtë rast nuk e verifikoni dot, se kjo është diçka që thjesht ka të bëj me të që unë di, mendoj dhe ndjej në raport me pyetjen tuaj. Kurrë nuk kam qënë i lënduar nga Fiksi, për arsyen e thjeshtë se pavarsisht se Fiksi nuk ka përtuar të më thumbojë apo edhe më shumë se kaq, Fiksi nuk është kazan sepse pavarsisht se ka një format që mund t’i lejonte vetes edhe atë lehtësinë e përzierjes së kazanit. Eshtë një produkt ku gjithmonë kërkohet e vërteta dhe ku gjithmonë synohet verifikimi nga dy burime. Kjo është çka do të ishte e dëshirueshme nga të gjitha mediat, por për fat të keq kjo është ajo që e bën Fiksin gjënë e rrallë në këtë vend.

Veliaj: Fiksi, ndërgjegja jonë
Është shumë e rëndsishme që të na kujtohen njerzit që se marin veten seriozisht dhe mbi të gjitha përdorin ironinë, parodinë, sarkazmën, humorin edhe për ta vënë një çikë gishtin në plagë, ku jo gjithmonë ne politikanët i bëjmë gjërat mirë. Ju faleminderit Fiksit që është ndërgjegjia jonë ,shumë e këndshme, me humor edhe me dëshirën për të bërë një Shqipëri më të mirë, kështu që 15 vjeç , 150 vjeç qofshin ditë të lumtura për Fiksin! Sa të keni energjinë e adoleshentëve, edhe më mirë që jeni adoleshent se me atë lloj energjie, ku askush nuk pyet për rrethanat dhe për pasojat, vetëm ateherë mund t’i themi të vërtetat siç janë.

Historia

15 vite me parë, emisioni “Fiks Fare” ngriti siparin, si emisioni i parë investigativ në Shqipëri. Një ndërmarrje kurajoze nga ana gazetareske dhe tejet e vështirë nga linja artistike.

Ashtu siç u konceptua edhe nga themeluesit i tij z. Dritan Hoxha, “Fiks Fare” është një program i gazetarisë investigative që fshikullon me anë të humorit fenomenet negative të Shoqërisë Shqiptare. Stafi i emisionit ndër vite ka sjellë me po të njëjtën frymë të themeluesit, denoncime nga më të ndryshmet të cilat u pasqyronin jo vetëm nga mediat kombëtare, por edhe nga ato prestigjiozet ndërkombëtare.

Falë një pune të palodhur “Fiksi” ka transmetuar skandale të mëdha, gjithnjë në kërkim të së vërtetës.

Për të festuar pa zhurmë, pasi puna në 15 vjet flet vetë, Fiksi mbrëmjen e sotme risolli disa nga denoncimet më të bujshme në vite që mbajnë vulën “Fiks Fare”.

Denoncimet e “Fiks Fare” ndër vite 
Korrupsioni në gjyqësor
Fiks Fare arriti më zë dhe figurë të denonconte pazaret që bëhen në sistemin gjyqësor, ku tregohej korrupsioni në gjithë hallkat e sistemit të drejtësisë në Rrethin e Pukës. Investigimi i Fiksit që zgjati për më shumë se tre muaj kishte të bënte me ankesën e një qytetari për ndryshimin e masës së sigurisë, për secilin prej të arrestuarve. Shuma që i kërkohej qytetarit ishte 5 milionë lekë (të vjetra). Ishin paguar për 5 anëtarë të kësaj familjeje, nga 5 milionë lekë (të vjetra) për lirimin e secilit prej tyre, sekserë dhe avokatë i kërkojnë para qytetarit në emër të gjyqtarëve për të ndryshuar masën e sigurisë për pjesëtarin e fundit të familjes së tij, që ndodhej në burg. Në bisedat e transmetuara në “Fiks Fare”, sekretarja dhe kancelaria e Gjykatës së Shkallës së Parë pranojnë se për lirimin e dy anëtarëve të familjes së qytetarit janë paguar 5 milionë lekë (të vjetra) për secilin. Skandali merr përmasa akoma më të mëdha, madje deri në Gjykatën e Lartë, ku u morën para edhe për ndërhyrje në këtë gjykatë.

Siguria Ushqimore 
Siguria Ushqimore ka qenë në fokus të emisionit Fiks Fare që në vitin e parë të krijimit të tij. Duke e filluar me ujin e ambalazhuar, ujë i cili mbushej nëpër shtëpi private dhe me zorrë direkt nga uji i rrjetit. Në kushte shumë të këqija higjienike dhe pa plotësuar asnjë kriter të miratuar për funksionimin e këtyre fabrikave. Kështu mashtroheshin qytetarët duke e blerë atë si ujë me një kontroll të lartë, por që në të vërtet ishte thjeshte uji çezme.

Pas nuk kanë mbetur edhe therja e mishit pa kriter, jashtë kushteve higjienike dhe në ambiente të hapura, rrugë, trotuare etj. Thertoret kanë qenë gjithmonë në fokus të “Fiks Fare” në vite ku ende edhe pas kaq shumë vitesh janë një shqetësim për qytetarët. Në këtë kuadër, në vëmendje është sjell edhe mënyra e përpunimit të mishit dhe nën produkteve të tij. Fiksi ka vërtetuar se si tregtarët mashtrojnë me etiketat ku reklamojnë se qoftet kanë përmbajtje mishi viçi. Mishi i viçit në këto punishte zëvendësohej me stomakë pulash dhe dhjam derri. Gjatë pamjeve filmike u pa qartë asokohe se përbërësit mblidheshin nga dyshemeja dhe hidheshin brenda gjatë përpunimit të brumit. Të gjitha këto të dokumentuara me pamje filmike dhe audio nga gazetarët e Fiks-it në kushte higjieno-sanitare jashtë çdo kriteri. Vaji dhe mishi i sufllaqeve i ripërdorur disa herë nga fast – food-et, akullorja dhe kushtet në të cilat tregtohet dhe prodhohet janë tema që janë diskutuar gjatë nga konsumatorët që gjithmonë e kanë përgëzuar punën e Fiks-it.

Në vitin 2016, u risoll edhe një herë në vëmendje të publikut importi i pulave të skartimit. Pula që futeshin në vendin tonë me dokumente të falsifikuara. Doganieri grek falsifikonte certifikatën e origjinës së këtyre pulave, që janë të rrezikshme për shëndetin. Madje gazetarët e Fiks-it e kanë kapur doganierin grek duke u shprehur se ka frikë mos emisioni “Fiks-Fare” e “kap mat” edhe pse kishte kohë që e bënte një mashtrim të tillë.

Krimi mjedisor
Ndalimi i shkatërrimit të pyjeve, lumenjve, parqeve kombëtare, ka qenë mision i “Fiks Fare”. Jo vetëm është ndjekur nga gazetarët ndër vite duke u përballur jo vetëm më vështirësitë e terrenit, por edhe me abuzuesit të cilët jo pak herë i kanë kërcënuar dhe tentuat t’i pengojnë. Për realizimin e këtyre kronikave, Fiksi ka me helikopterit ka të sjell pamjet më të gjalla të pyjeve të prera, të djegur,apo lumenjtë të dalë nga shtrati. Lura, Gërmenj, Ersekë, Vargmalet e Skënderbeut janë sot shembulli më i keq se si është shkatërruar mjedisi nga dora e njeriut i etur për para dhe degradimi i institucioneve shtetërore.

11 lejet koncensionaretë dhëna gjatë viteve 2008-2009 për ndërtimin e hidrocentraleve mbi Valbone, zone e mbrojtur me statusin e Parkut Kombetar dhe rreziikun që do t’i sillnin këtij parkuështë denoncuar për herë të parë në Fiks fare.Gjitahstu Fiks fare tregoi edhe problemin e lejeve mjedisore që kishin këto hec-e

Parku Kombëtar i Tomorrit, i shkatërruar nga guroret e mermerit dhe të gurëve dekorativë dhe mbyllja e dy syve nga shteti ndaj këtij skandali si dhe tymi i zi që mbulon Krujën nga djegia e gomave dhe lëkurës do të mbeten gjatë në kujtesën e teleshikuesve.