Gjosha: Një Kryeprokurore mes tymit dhe gjakut (FOTO)

Deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha ka reaguar ashpër për votimin e Kryeprokurores së Përkohshme, me 69 vota të PS-së.

Në një status në facebook, teksa ka publikuar foto të deputetes së LSI-së, Floida Kërpaçi që mbeti e gjakosur, por dhe tymit që mbuloi kuvendin, nënzivon se: ”Kryeministri duke urdhëruar zgjedhjen e Kryeprokurores, ka shkelur me këmbë edhe personalitetin e saj”.

Gjosha votimin me kartonat e PS-së e quan të paligjshëm, arrogant dhe në shkelje të plotë me kushtetutën. ”Sot ka vdekur legjitimiteti i Parlamentit Shqiptar! Sot ka vdekur libri themelues i një shteti që është Kushtetuta! Sot është vrarë edhe aspirata e shqiptarëve për një shtet të drejtë e me standarte europiane”,-vijon postimi i Gjoshës.

Statusi i plotë

Një absurditet i paimagjinueshëm ndodhi sot në Kuvendin e Shqipërisë ku përmes arrogancës dhe kartonave të paligjshëm zgjidhet një Kryeprokurore në shkelje të plotë të Kushtetutes së këtij vendi! Por sot mbi çdo gjë tjetër ka ndodhur një precedent i rrallë, Kryeministri duke urdhëruar zgjedhjen e Kryeprokurores, ka shkelur me kembë edhe personalitetin e saj. Mes arrogancës dhe indiferencës së tymit në Kuvend por edhe gjakosjes së një deputeteje dhe aktivistëve në protestë sot ai është zgjedhur vetë në krye të një institucioni të pavarur! Sot ka vdekur legjitimiteti i Parlamentit Shqiptar! Sot ka vdekur libri themelues i një shteti që është Kushtetuta! Sot është vrarë edhe aspirata e shqiptarëve për një shtet të drejtë e me standarte europiane!