Deputetja e PS justifikon dhunën ndaj grave dhe vajzave në protestë

Deputetja Floida Kërpaçi

Ish-ministrja dhe deputetja e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj pranoi sot dhunën e Policisë së Shtetit kundër protestuesve para Kuvendit.

Në një intervistë për Fax News ajo pranoi se mes personave të dhunuar ishte dhe deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi. Por lidhur me këtë fakt të rëndë, Felaj tha se dhuna ndaj Kërpaçit ka ardhur për shkak se Policia nuk e ka njohur atë si ligjvënëse.

“Nuk e di nëse e njohin si deputete që ju përmendni në radhë të parë. Është një teatër i shpifur dhe i shëmtuar, pasi ata ishin teatri i vërtetë. Ata që janë dhunuesit e vërtetë bëjnë edhe si viktima. Ne kemi qenë shumë të qetë, dhe nuk e di si nuk reaguam kur deputetja në fjalë dhe deputetet e tjerë të LSI na rrëmbyem kartat e votimit nga tavolina”,- u shpreh Felaj.

Por kjo është absurde si justifikim nga ana e PS. Si mundet të thotë se “policia nuk e njohu se është deputete?!”. Po pse nëse nuk je deputete, por një femër e thjeshtë mund të rrihesh nga policia, ashtu siç e gjakosën deputeten e re të LSI?!

 

Deputetja Floida Kërpaçi

Në foto: Deputetja e LSI Floida Kërpaçi