FOTO/ Ndodh çudia, jepen 62 mijë e 500 dollarë për një lloz dere

Llozi i një dere të hapur forcërisht në Hotel Watergate, i ruajtur për pothuajse gjysmë shekulli, u shit në një ankand në Washington. Llozi i përkiste një dere të prishur në vitin 1972, në hotelin ku ishte selia e Partisë Demokratike në ndërtesën Watergate në Washington ku edhe po bëhej spiunimi më i madh politik.

Për ta shpjeguar pak. Roja i ambjenteve vëren derën e prishur të dhomës dhe pas kësaj njofton policinë e cila arreston hajdutët, që në fakt nuk ishin aspak të tillë. Kjo pseudo-grabitje nxori në dritë çështjen më të madhe të spiunazhit politik, apo siç njihet skandali më i madh politik në historinë amerikane.

‘Zbulimi (nga një roje e sigurisë) i portës së shqyer dhe arrestimi i mëvonshëm i 5 hajdutëve, nxiti një reaksion zinxhir që përfundimisht çoi në dorëheqjen e presidentit Richard Nixon’, tha kompania që nxori në ankand llozin me një çmim fillestar 50.000 dollarë, i rujtuar për gati gjysem shekulli.

Mekanizmi i llozit të derës është prej bronzi dhe peshon dy kilogramë. Ka qenë i ruajtur si relike për gati gjysmë shekulli, nga menaxheri i objektit që nga zëvendësimi me një objekt tjetër gjatë rregullimit të derës së prishur.

Objekti është shitur me dy letra që vërtetojnë prejardhjen e tij dhe faktin se ka qenë hequr nga dera e dhomës 600, në 2600 Virginia Avenue, adresa e ndërtesës së zyrës në Kompleksin Watergate.

Image